Voton kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Voton kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 11:47

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, votoi në shkollën fillore “Shkëndija”, në Hajvali, prej nga bëri thirrje që qytetarët të mos rrinë duarkryq, por të dalin të votojnë.

Sipas tij, duke votuar krijojmë kushte të mira demokratike dhe dinjitoze për jetë.

“Sot është një ditë e mbarë, duke edhe koha është e mirë një fillim i mirë kisha dashur që qytetarët e Kosovës çdokund ku gjenden, të mundohen dhe të shkojnë te vendvotimi dhe të votojnë mos të rrinë duarkryq dhe me prit prej ardhmërisë, ardhmëria është në duart tona ne me votën tonë krijojmë kushte më të mira kushte demokratike, kushte dinjitoze për jetë. Prandaj, vota është e rëndësishme dhe ftoj qytetarët masivisht të dalin dhe te votojnë”, tha ai, shkruan gazeta Blic.

Sot qytetarët e Kosovës po u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 38 kryetarët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale.