Komunat me shumicë serbe me daljen më të madhe në votime

Komunat me shumicë serbe me daljen më të madhe në votime

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 11:54

8,26 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote kanë votuar deri tani në Kosovë.

Ndërsa, komunat me përqindjen më të madhe të daljes në zgjedhje janë ato me shumicë serbe.

Në Zveçan kanë votuar deri tani 29,42 për qind e qytetarëve, ose 2 mijë e 24 qytetarë.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut deri tani kanë votuar 30,96 për qind e qytetarëve, ose 5 mijë e 486 qytetarë.

Në Leposaviq kanë votuar 20,49 për qind e qytetarëve, ose 1 mijë e 696 qytetarë.

Në Novobërdë kanë votuar 15,74 për qind e qytetarëve, ose 1 mijë e 474 qytetarë.

Në komunën e Shtërpcës deri tani kanë votuar 12,52 për qind e qytetarëve, ose 1 mijë e 515 qytetarë.

Në Graçanicë deri tani kanë votuar 13,11 për qind, ose 2 mijë e 582 qytetarë.

Në Partesh kanë votuar 10,53 për qind, ose 482 qytetarë, ndërsa në Kllokot kanë votuar 9,22 për qind, ose 339 qytetarë. /EO