Haradinaj: Sot është ditë feste, i lus qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Sot është ditë feste, i lus qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 11:58

Në zgjedhjet lokale që po mbahen sot votën e ka hedhur edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij.

Ai tha se sot është ditë feste dhe ftoi qytetarët që të votojnë.

“Edhe një herë Prishtinës dhe kryeqytetit urime. Sot është ditë feste. I lus qytetarët e kryeqytetit ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që ata dëshirojnë. Faleminderit edhe një herë të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut që këto zgjedhje me qenë më të mirat në zgjedhjet e pasluftës në Kosovë”, tha Haradinaj. /Zëri