Gashi: Ka pasur ndërprerje të rrymës në disa qendra votimi, KEDS-i dhe KQZ-ja të tregohen të kujdesshëm

Gashi: Ka pasur ndërprerje të rrymës në disa qendra votimi, KEDS-i dhe KQZ-ja të tregohen të kujdesshëm

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 12:17

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, njoftoi se në disa qendra votimi në vend ka pasur probleme me energji elektrike.

Në një konferencë për media, Gashi ftoi KEDS-in dhe KQZ-në që të tregohen të kujdesshëm, që një gjë të tillë të përsëritet përsëri.

“Ka pas disa probleme të vogla, problemet ma të mëdha kanë qenë me energjinë elektrike në disa qendra votimi, shpresoj që kjo të mos përsëritet dhe të mos jetë problem i pasdites. Pasdite fillon të terrohet atëherë mund të lindin edhe probleme. Ftoj KEDS-in dhe KQZ-në që të tregohen të kujdesshëm që të gjitha qendrat e votimit të jenë të pajisura me energji elektrike, në mënyrë që procesi të shkojë mirë dhe saktë”, tha Gashi.

Ai shtoi se fluksi pritet të shtohet në orët e mesditës.

Ne kemi të angazhuar të gjithë komisionarët në të gjithë vendin dhe sipas vlerësimeve tona pjesëmarrja në zgjedhje është pothuajse e ngjashme me proceset e tjera zgjedhore. Diku 10% kanë votuar dhe tashmë pritet të shtohet fluksi në orët e mesditës”, tha Gashi.

Gashi po ashtu ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë.

“Ne si shtab zgjedhor i LDK-së ftojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për votë dhe të shfrytëzojnë mundësinë që kanë për një qeverisje të dinjitetshme në komunat e tyre”, shtoi ai. /Zëri