Lista e Pavarur e Bekim Jasharit denoncon në Runik kapjen e qytetarit në flagrancë duke fotografuar votën

Lista e Pavarur e Bekim Jasharit denoncon në Runik kapjen e qytetarit në flagrancë duke fotografuar votën

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 12:37

Në fshatin Runik të Skenderaj vëzhguesit e Listës së Pavarur Bekim Jashari kanë identifikuar një rast të tentimit të manipulimeve në procesin zgjedhor.

Vëzhguesit raportojnë se është shënuar një rast i blerjes dhe fotografimit të votës. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i Policisë së Kosovës dhe rasti ka përfunduar në prokurori. Lista e Pavarur Bekim Jashari bën apel te qytetarët të mos lejojnë që individë të caktuar të manipulojnë me votën e qytetarëve.

Njoftimi:

Nuk mund të ndryshohet vullneti i qytetarëve të Skenderajt përmes veprave të tilla penale, andaj bëjmë apel te qytetarët që të mos bien viktimë e individëve dhe veprave të tyre antidemokratike dhe antiligjore, sepse pasojat në fund do t’i barten vetë qytetarët, pasi dënimet për manipulim të procesit zgjedhor, shitblerjes dhe fotografimit të votës sipas legjislacionit në fuqi është vepër penale dhe dënohet me burgim. Lista e Pavarur Bekim Jashari bënë thirrje për të gjitha subjektet politike në Skenderaj që të kujdesen për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor dhe të respektojnë vullnetin e lirë të qytetarëve.