Vetëvendosja e para me vota, por nuk fitoi asnjë komunë

Vetëvendosja e para me vota, por nuk fitoi asnjë komunë

Zgjedhjet Lokale 2021 October 18, 2021 - 10:53

Lëvizja Vetëvendosje ka numrin më të madh të votave të përgjithshme nga zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë.

Pavarësisht se nga numri i përgjithshëm Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbi 205 mijë vota, ky subjekt politik nuk ka fituar asnjë komunë me raundin e parë, transmeton Zeri.info.

Në një publikim nga Instituti për Drejtësi, thuhet se pas Vetëvendosjes radhitet LDK-ja me mbi 181 mijë vota, ndërsa kjo parti ka fituar dy komuna.

PDK-ja në zgjedhjet e së dielës numëron mbi 171 mijë vota, ndërsa sipas rezultateve preliminare ka fituar në katër komuna.

Me mbi 85 mijë vota të fituara, AAK-ja ka dalë fituese në dy komuna. /Zëri

Image