Përfundon numërimi i votave në Drenas, ky është rezultati përfundimtar

Përfundon numërimi i votave në Drenas, ky është rezultati përfundimtar

Zgjedhjet Lokale 2021 October 18, 2021 - 11:01

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Drenasit.

Edhe kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Ramiz Lladrovci i PDK-së ka dalë i pari me 45,62 për qind, ose 10 mijë e 134 vota.

Pas tij është Driton Ajazi i DD-së me 30,74 për qind, ose 6 mijë e 829 vota.

I treti radhitet kandidati i LVV-së me 16,91 për qind, ose 3 mijë e 757 vota.

Image

Kujtojmë që nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së, në 17 komuna u zgjedhën kandidatët fitues, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në balotazh.

Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.