Lladrovci: I jap 100 Sami Lushtaka për Bekim Jasharin

Lladrovci: I jap 100 Sami Lushtaka për Bekim Jasharin

Zgjedhjet Lokale 2021 October 18, 2021 - 12:59

Ramiz Lladrovci thotë se i jep 100 Sami Lushtaka për Bekim Jasharin, por jo për politikë, për familje. Ai tutje deklaron se nuk ka ndonjë koment për Skenderajn, sepse PDK-ja sipas tij ka dalë e fuqishme.

“Gjithmonë si familje, pra e kanë ngatërru njerëzit, ose qëllimisht e kanë ngatërru njerëzit, unë e ndaj politikën prej asaj që është shpirtërore, morale e krejt. Këtu ka qenë qëndrimi jem që është keqkuptu sikur unë jam kundër PDK-së në Skenderaj. Jo, asniherë nuk kam qenë kundër PDK-së, sepse jam vetë PDK-ja”.

Tutje, ai thotë se fushata e Uran Ismajlit ka qenë e jashtëzakonshme dhe se e ka rritur këtë parti në Prishtinë. /klankosova