Rama: Besimin që ma keni dhënë do ta kurorëzojmë me fitore më 14 nëntor
Foto: Laura Hasani

Rama: Besimin që ma keni dhënë do ta kurorëzojmë me fitore më 14 nëntor

Zgjedhjet Lokale 2021 October 19, 2021 - 12:42

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të së dielës ku doli i dyti.

Rama e ka quajtur shembullor procesin e zgjedhor, ndërsa ka shprehur mirënjohje për secilën votë që ka marrë, duke thënë që besimin që ka marrë nga qytetarët pret ta kurorëzojë me fitore në balotatazh ku do të garojë kundër kandidatit të LVV-së, Arben Vitia më 14 nëntor, transmeton Zeri.info.

Ai ka thënë se në javët e ardhshëm do të nis takimet me banorët e Prishtinës për të treguar vizionin e tij për kryeqytetin.

Shkrimi i plotë:

E dashur Prishtinë,

Të Dielen kaluam bashkë një proces shembullor.

Ndjehem thellësisht mirënjohës për votën e secilit prej jush që më dha mbështetje për të shkuar në raundin e dytë. Jam i bindur se gjithë ky besim dhe dashuni që më keni dhënë këta muaj, do të kurorëzohet me fitore, më 14 Nëntor.

Unë besoj se gjërat nuk ndodhin rastësisht. Prandaj, nuk po më duket rastësi pse pikërisht në këtë moment, kaq shumë bashkëqytetarë po besojnë se Prishtinës i duhet përvoja, njohuria dhe gatishmëria ime për t’i bërë realitet planet tona konkrete për një Prishtinë më të dinjitetshme për të gjithë.

Prishtinës i duhet me marrë frymë e me u shëru prej kaosit urban. E unë, do t’i përvishem punës me e bë pikërisht këtë.

Bashkë me ekipin tim, këtë garë po e vazhdojmë me guxim, sepse vetë historia e ka dëshmuar se ata që guxojnë, dhe vihen në shërbim të së mirës së përbashkët, mund ta bëjnë ndryshimin e madh. Kjo nuk është vetëm ëndërr, por plan konkret e praktik lehtësisht i jetësueshëm me përkrahjen tuaj.

Në javët e ardhshme do të shihemi sërish bashkë për t’u treguar banorëve të Prishtinës se sa i rëndësishëm dhe jetik është për qytetin dhe fshatrat tona vizioni ynë për transformimin rrënjësor të Prishtinës.

Këto ditë, do t’ua shtrijmë dorën të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa dallim, sepse kjo fitore është për të gjithë ju, përtej bindjeve tuaja partiake.

Unë ju ftoj që t’i bashkoheni rrugëtimit tonë të fitores.

#PR4PR