Kandidatja për asamble në Prishtinë votoi veten, por nuk i figuron askund vota

Kandidatja për asamble në Prishtinë votoi veten, por nuk i figuron askund vota

Zgjedhjet Lokale 2021 October 21, 2021 - 20:30

Kandidatja e Nismës për Asamble në Komunën e Prishtinës, Lejla Rama – Gashi është ankuar për parregullsi në zgjedhjet e së dielës.

Rama-Gashi është ankuar se në vendvotimin e saj ku ka votuar veten, nuk po figuron askund vota e sa në FRK, transmeton Zeri.info.

“Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullsitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ajo ka thënë se do të ngrit zërin për votën e saj, dhe për votat e tjera, duke u zotuar se deri në fund do të luftoj ligjërisht përmes ankesave që vullneti i votuesve të zbatohet deri në fund. /Zëri