PDK-ja dorëzon ankesë në PZAP, kërkon rivotim në Mitrovicë
Zgjedhjet Lokale 2025
November 11, 2025 - 19:05
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka bërë të ditur se ka dorëzuar, brenda afatit ligjor, ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Ankesa është dorëzuar në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku PDK-ja thotë se “vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar”, transmeton Zeri.info.
“PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve”
“Ne besojmë se vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar”, njofton PDK-ja. /Zëri