Arian Tahiri kërkon rivotim në Mitrovicë: Vetëm kështu rikthehet integriteti i procesit

Arian Tahiri kërkon rivotim në Mitrovicë: Vetëm kështu rikthehet integriteti i procesit

Zgjedhjet Lokale 2025 November 11, 2025 - 22:38

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka bërë thirrje për rivotim, duke theksuar se procesi aktual zgjedhor ka humbur integritetin dhe besueshmërinë tek qytetarët.

Në emisionin “Debat Plus”, Tahiri deklaroi se do të përdorë “të gjitha mjetet demokratike” për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për të kërkuar transparencë të plotë në procesin zgjedhor.

“Do të luftoj me të gjitha mjetet demokratike për qytetin, për qytetarët e Mitrovicës që të zbardhet e vërteta. Ata që e kanë bërë dëmin, të dalin të marrin faturën e mërituar.

Unë mendoj që vetëm rivotimi e krijon legjitimitetin dhe e rikthen integritetin e besueshmerisë së institucionit të komunës së Mitrovicës. Është forma e vetme tashmë, për shkak që ka argumente të mjaftueshme që është humb integriteti i procesit të votimit.

Nuk ma ndinë për rezultatin tim, ndjej keqardhje për vlerat e demokracisë dhe qytetarët e Mitrovicës” – tha ai.