Përfundon procesi i numërimit të votave në Mitrovicë
Zgjedhjet Lokale 2025
November 12, 2025 - 14:00
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës.
Procesi është zhvilluar gjatë ditës së sotme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe dy hetuesve policorë të caktuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, pas vendimit për rifillimin e numërimit të ndërprerë të hënën për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime.