Myftiu i Kosovës flet për sulmin mbi xhaminë e Velekinës (Video)

Aktuale August 15, 2016 - 20:47

Të dielën pasdite një serb i fshatit Pasjan që është ngjitur me Velekincën, demoloi një pjesë të objektit fetar.

Imami tregoi se keqbërësi brenda kishte hyrë pasi kishte thyer derën e xhamisë.

E nga lartë ai veç demolimit të minares, serbi ofendoi edhe fshatarët.

Të hënën në xhaminë Mulla Idrizi Gjilani në Velekincë u panë edhe pjesëtarë të OSBE që i dokumentuan dëmet.

Aty në vizitë erdhi edhe Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili e dënoi aktin e serbit.

LEXO EDHE: Ja si u arrestua serbi që dëmtoi objektin e xhamisë në Velekincë

Rastin në fjalë e konfirmuan edhe në polici të cilëve iu deshtë edhe ndihma e njësisë special për ta vënë gjendjen nën kontroll.

Fshati Velekincë dhe Pasjan janë dy fshatra të ngjitura me njëra tjetrën në Komunës e Gjilanit në të cilat jetojnë banorë shqiptarë dhe serb por që asnjëherë më parë nuk kishin pasur problem të tilla. /KlanKosova/