Biden mbështet Serbinë (Video)

Aktuale August 16, 2016 - 20:46

Avioni i Air Force 2, që në bord kishte Zëvendëspresidentin amerikan – Joe Biden, aterroi me pesë orë vonese në Beograd. Zyrtarët thanë se moti i keq ishte shkaku, transmeton Klan Kosova.

Në aeroport amerikanin doli ta presë Kryeministri i Serbisë – Aleksandar Vuçiq. Atë e gostiti siç e do tradita serbe me bukë pogaçe e kripë. Prej aty eskorta arriti para pallatit të Serbisë, ku ishte rreshtuar garda ceremoniale.

Më pas Biden dhe Vuçiq hynë në takim bilateral, për të dalë më pas para gazetarëve.