Vlora Dumoshi ia lëshoi vendin Majlindës që ajo të dal në pritje të Biden

Aktuale August 16, 2016 - 23:07

Protokolli i shtetit kishte vendosur që Vlora Dumoshi, shefe e stafit të kryeminstrit të dal në Aeroport, për ta pritur zv.presidentin amerikan. Por Dumoshi, sic merr vesh Magazina.al ia ka lëshuar vendin Majlinda Kelmendit që ajo ta zëvëndësojë ne kete pritje te madhe.

Ky vendim është vlerësuar si mjaft me vend edhe nga publicist Baton Haxhiu, i cili përmes RTK-së e ka përgëzuar Dumoshin për gjestin e madh që ka bërë, shkruan Magazina.al

Raportohet se ideja që Majlinda të marrë pjesë në këtë pritje ishte e ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Me kete rast Biden i ka dhene nje dhurate Majlindes. Magazina.al 
Image