TIKA tregon arsyen e vendosjes së flamurit turk në shkollën “Elena Gjika”

Aktuale August 18, 2016 - 21:38

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, ka reaguar ndaj shkrimeve të sotme në mediet e vendit për vendosjen e flamurit turk në shkollën "Elena Gjika" në Prishtinë. 

“Në përfundim të këtyre punimeve në vend se të vendosen tabela me mbishkrime ku përshkruhet se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave janë bërë falë donacionit të Agjencisë sonë, ne vlerësuam që do të ishte më e përshtatshme vendosja e orëve me mbishkrim e cila do të kishte edhe funksionalitet dhe për dobi të nxënësve dhe mësimdhënësve. Në këto orë është vendosur stema (logo) e institucionit tonë e cila përfshinë edhe hënën dhe yllin pjesë të cilat përfshihen edhe në flamurin e Turqisë”, arsyeton TIKA vendosjen e flamurit turk.

Ky është reagimi i plotë i TIKA-s:

“Duke u bazuar në kërkesën të drejtuar nga shkolla Elena Gjika në Prishtinë, me anë të donacionit të Agjencisë sonë (TIKA) është realizuar renovimi dhe furnizimi me mobilje të disa nga klasave (dhoma mësimi) në shkollën Elena Gjika. Këto punime të renovimit dhe inventarizimit të gjërë janë kryer nga kompanitë Kosovare dhe nga puntorë shqiptarë Kosovarë. Në përfundim të këtyre punimeve në vend se të vendosen tabela me mbishkrime ku përshkruhet se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave janë bërë falë donacionit të Agjencisë sonë, ne vlersuam që do të ishte më e përshtatshme vendosja e orëve me mbishkrim e cila do të kishte edhe funkcionalitet dhe për dobi të nxënësve dhe mësimdhënësve.Në këto orë është vendosur stema (logo) e institucionit tonë e cila përfshinë edhe hënën dhe yllin pjesë të cilat përfshihen edhe në flamurin e Turqisë.

Në këto klasa, ashtu si pretendohen nga këto lajme të pabaza, assesi që bëhet fjalë për largimin e qëllimshëm të portretit të Skënderbeut. Në anën tjetër duhet të theksohet se para fillimit të punimeve në këto klasa as që ekzistonte portreti i Skënderbeut.

Duke pasur një gjendje reale dhe shumë të qartë siq është theksuar më lartë dhe duke e marrë parasysh deklaratat për opinionin dhënë për mediat nga ana e drejtorit të shkollës Z. Vitia si dhe pa u marrë asnjë informatë të drejtëpërdrejtë nga TIKA janë prodhuar lajme si “TIKA ka larguar portretin e Skënderbeut dhe ka vendosur flamurin Turk”.Andaj ne shumë ashpër dënojmë dhe denoncojmë lajme të tilla të pabazuara dhe qëllim keqe që nuk përputhen assesi me parimet e gazetarisë dhe vlerat morale.

Ne iniciativat e këtij lloji nuk i konsiderojmë vetëm si një kampanjë manipuluese të inicuar kundër institucionit tonë e cila ka realizuar qindra projekte në fusha të ndryshme si në arsim, bujqësi, shëndetësi, mbrojte e trashëgëmisë kulturore duke e përfshirë këtu edhe investimet në Shkollën e Mesme të Lartë në Drenas e cila pikërisht e mban emrin e Skënderbeut dhe në shumë shkolla ku në klasat e tyre ekziston portreti i Skënderbeut, por edhe si një iniciativë mashtruese ndaj popullit të Kosovës të kryer me papërgjegjësi dhe mosrespekt.

Iniciativat e këtilla qëllim keqe assesi nuk do të kenë efekt negativ për marrëdhëniet tona me popullin dhe shtetin e Kosovës.”