Korridoret e QKUK-së 'pushtohen' nga qentë (Foto)

Aktuale August 20, 2016 - 20:09

Në Klinikën e Ortopedisë në QKUK gjatë ditës së sotme kanë shëtitur lirshëm edhe qentë.

Në korridoret e kësaj klinike është parë një qen derisa ka qëndruar lirshëm para dyerve të sallave dhe është shëtitur.

Gazeta Express sjell disa foto që dëshmojnë këtë gjendje.

Qenet endacak tashmë nuk po qëndrojnë vetëm në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës.

Ata tash po shëtisin lirshëm edhe brenda klinikave të QKUK’së.

Gazeta Express ka siguruar disa foto që tregojnë se gjatë ditës së sotme një qen ka qëndruar në Klinikën e Ortopedisë.

Ai përveç që është shëtitur, ka pas kohë që edhe të pushoj disa qaste në këto korridore. 

Image
Image