Qytetarja e mllefosur i shkruan EULEX-it: Kështu e respektoni ligjin ju? (Foto)

Aktuale August 20, 2016 - 21:13

Një qytetare përmes profilit të saj në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar këto fotografi në të cilat shihet se pjesëtarët e EULEX-it në Kosovë veturën e kanë parkuar gabimisht, transmeton “Zeri.info”.

Madje si shenjë pakënaqësie ndaj asaj që vetura e EULEX-it është e parkuar gabimisht, në dritaren e përparme të veturës kjo qytetare e vendosur edhe një mbishkrim.

“I dashur EULEX, a e parkoni veturën tuaj kështu edhe në vendin tuaj? Kështu e respektoni ligjin ju?”, shkruan në mbishkrimin që kjo qytetare ka vendosur në veturën zyrtare të EULEX-it. 

Siç duket nga fotografitë e publikuara nga kjo qytetare, ky rast ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”, përkatësisht në ndërtesat në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”.  /Zeri.info/

Image
Image
Image