Kosova nuk merr pjesë në takimin Serbi-Shqipëri (Video)

Aktuale August 20, 2016 - 21:51

Një takim të mundshëm ndërmjet politikanëve shqiptarë nga Kosova në Serb,i me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë mohuar vartësit e kryeministrit, Isa Mustafa.

Përkundër paralajmërimeve të Vuçiqit se në një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, do të ketë edhe politikanë nga Kosova, Faton Abdullahu, këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, thotë se Kosova nuk ka në plan të zhvillojë një takim të llojit të tillë të paralajmëruar dhe për më shumë nuk ka ndonjë ftesë. /GazetaTribuna/