Për ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Tereze, logoja zyrtare u punua nga një artiste nga India (Foto)

Aktuale August 20, 2016 - 23:44

Është publikuar logoja zyrtare e ngjarjes së shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet me 4 shtator në Vatikan.

Logoja është krijuar në qytetin Mumbai të Indisë, nga dizenjatorja Karen Vaswani nee D’Lima, besimtare katolike e Urdhrit të Nënës Tereze në lagjen Mahim të këtij qyteti.

Karen Vaswani nee D’Lima thotë se e ka admiruar gjithmonë veprën e saj, vepër që e ka frymëzuar profesionalisht dhe në mjaft aktivitete bamirësie, shkruan “Shqiptarja”.

“Jam mjaft e kënaqur dhe mirënjohëse për këtë”, tha ajo, duke shtuar se ka punuar tre ditë për realizmin e logos. “Tema e zgjedhur nga Vatikani ishte përcjellja e dashurisë dhe e mëshirës së Zotit, kështu që vendosa të punoj mbi një pozim klasik të Nënës Tereze, e cila mban me shumë dashuri ndër duar një fëmijë. Preferova të përdor një stil mjaft të thjeshtë grafik, me dy ngjyra, gjë që lejon të përdoret me mjaft lehtësi nga të gjitha tipologjitë e mediave”, shtoi ajo.

Karen Vaswani nee D’Lima thotë se gjatë punimit të kësaj logoje është lutur vazhdimisht, duke falënderuar Zotin për mundësinë që ia dha.

Image