I shpëtoi luftës së fundi, por po e vret ngadalë sëmundja (Video)

Aktuale August 21, 2016 - 20:35

Me dëshirë tregon ngjarjet që i kishte përjetuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kur ishte pjesëtar i UÇK-së, Aldaid Haziraj kishte vetëm 17 vjet. Por, tani atij i është rrezikuar jeta nga një sëmundje e pankreasit dhe nuk ka para për shërim.

Për tri operime që i ka kryer deri tani, ai kishte shit pronën që posedonte.

U vendos në një banesë, të cilën pronari i ka thënë ta lëshojë pas dy muajve.

Ish-ushtari i “Brigadës 133” në Istog, tani jeton vetëm me 170 euro që i takojnë me status të veteranit, e të cilat nuk po i mjaftojnë për shërim.

Ndonëse nuk ka shtëpi, hallin kryesor i ka si t’i grumbullojë paratë për të paguar operimin e radhës. /Klan Kosova/