Çka nëse ratifikohet demarkacioni? (Video)

Aktuale August 27, 2016 - 21:17

Kosova do të futet në një udhëkryq me shumë të panjohura në rast se Kuvendi e miraton më një shtator versionin aktual të marrëveshjes për demarkacionin. Ky është paralajmërimi i partive opozitare të cilat shprehen të vendosura për të kundërshtuar ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Opozitarët të cilët tash e një vit nw vazhdimësi janë deklaruar kundër kësaj marrëveshje thonë se nuk mund të lejojnë që për hir të agjendave personale të rrezikojnë integritetin territorial të vendit.

Anton Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje në mënyre evidente prek integritetin territorial të shtetit dhe një gjë e tillë nuk mund të tolerohet. /Tribuna channel/