Ivanov nuk e duron shqipen dhe shqiptarët

Aktuale August 27, 2016 - 21:44

Kabineti i tij, në mungesë të të punësuarve shqiptarë vazhdon të përgatisë komunikata dhe njoftime për aktivitetet e tij vetëm në gjuhën maqedonase. E tillë është edhe komunikata për vizitën e tij në Turqi dhe takimet me kreu shtetëror turk.

Presidenti Ivanov nuk e duron shqipen dhe shqiptarët

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov vazhdon ta injoroj gjuhën shqipe, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kabineti i tij, në mungesë të të punësuarve shqiptarë vazhdon të përgatisë komunikata dhe njoftime për aktivitetet e tij vetëm në gjuhën maqedonase. E tillë është edhe komunikata për vizitën e tij në Turqi dhe takimet me kreu shtetëror turk.

Një president që me Kushtetutë duhet të përfaqësoj unitetin e popullit, nuk përfill 1/3 apo më shumë të popullsisë shqiptare në Maqedoni.