Akademiku anglez: Është legjitim bashkimi Shqipëri-Kosovë (Video)

Aktuale August 27, 2016 - 22:54

Akademiku britanik, historiani dhe gazetari Sir Noel Malcolm, ka deklaruar se bashkimi Shqipëri-Kosovë është krejtësisht legjitim.

Autori i librit “Kosova, një histori e shkurtër”, i cili momentalisht merret hulumtime pedagogjike në Universitetin e Oksfordit, thotë se nuk mund ta parashikojë te ardhmen, por ka theksuar se nëse ekziston dëshira e fortë e të dy shteteve, atëherë kjo çështje është krejtësisht legjitime.

“Megjithatë, shoh edhe një sërë problemesh ekstreme në këtë ide. Ekziston një ide në vende të tjera që kjo mund të jetë e rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin. Personalisht, nuk e shikoj një çështje problematike, por shoh që një fushatë e tillë mund të irritojë fuqitë perëndimore. Mund të ishte një gabim taktik”, ka thënë Malcolm. /TCH/