AAK flet për dislokim forcash malazeze në kufirin me Kosovën

Aktuale August 30, 2016 - 20:52

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK –së, vlerëson se situate e krijuar në brezin kufitar me Malin e Zi, ku njoftohet të jenë dislokuar forca të kombinuara të policisë, njësitet e specializuara të kundërterrorizmit dhe ushtrisë së këtij vendi, është krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme.

Në këtë kuadër janë jo korrekte edhe deklaratat e Presidentit të Malit të zi, sepse ato janë në shpërputhje me zhvillimet në tërren.

Krejt kjo gjendje e re në kufi, vie pas kundërshtimit serioz të banorëve të zonave të prekura nga Komisioni shtetrorë për vijëzimin e kufirit, i cili ka bërë gabime dhe si rezultat Kosova, po humbë territor të saj.

"Ne si Departament për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, vlerësojmë se përgjithësisht, situiata e sigurisë mbetet shumë e brisht në atë zonë dhe valët e sulmeve, drejtuar objekteve shtetrore, pronave private, dhe të ngjajshme, ende të pa zbuluara prej organeve të hetuesisë, përbëjnë lajm shumë të keq për sigurinë publike dhe nacionale në Kosovë", thuhet në njoftim transmeton "Zeri.info".