Ekspertët me fakte të reja për demarkacionin (Video)

Aktuale August 30, 2016 - 21:25

Dy ditë para seancës për demarkacionin ekipi i ekspertëve të pavarur kanë publikuar fakte të reja me të cilat dëshmohet se Kosova humb territor në bazë të marrëveshjes aktuale për demarkacion me Malin e Zi.

Florim Isufi, profesor universitar ka shpalosur detaje ekskluzive për Tribuna Channel më të cilat dëshmohet pretendimi i ekspertëve të pavarur për çështjen e demarkacionit.

LEXO EDHE: AAK flet për dislokim forcash malazeze në kufirin me Kosovën

Isufi duke prezantuar një hartë të zonave katastrale të vitit 1974  tha se këtë kanë arritur ta sigurojnë ditë më parë e më të cilën saktësohet se cili territor po mbetet jashtë kufijve të Kosovës.