Sejdiu: Arrestimi i aktivistëve, për të larguar vëmendjen nga 'Pronto'

Aktuale August 30, 2016 - 22:03

Dardan Sejdiu tha se njëra nga shtëpitë e bastisura sot i përket një veterani të UÇK-së

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte i ftuar në edicionin e lajmeve të RTV 21, ku me ç’rast komentoi arrestimet që ndodhën, aferën “Pronto” si dhe foli për protestën e një shtatorit.

Sejdiu tha se është e qartë që këto arrestime janë bërë vetëm për të larguar vëmendjen nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur siç është afera “Pronto”.

“Klani pronto ka mbetur pa vegla pa argument, është e qartë që politikat e tyre e kanë sjellur vendin në humnerë, është e qartë që dosja pronto e cila po del çdo ditë po shpërfaq kapjen që i ka bërë ky pushtet shtetit. Po shihet që prokuroria është kap është kap edhe gjyqsori edhe media dhe për të larguar vëmendjen nga këto këta arrestojnë të rinjë të cilët janë shembuj për të mirë”, tha ai.

Tutje Sejdiu komentoi edhe bastisjen e shtëpive të aktivistëve të arrestuar sot ku me ç’rast Policia ka gjetur disa armë dhe paisje tjera.

“Një nga shtëpitë në të cilën është bërë bastistja është shtëpi e veteranit të UÇK-së. E dyta këta nuk janë akuzuar për arëmbatje pa leje, sepse sulmi nuk është bërë me kallashnikov. Kjo gjë ka vetëm një synim, shmangien e vëmendjes nga afera Pronto”, shtoi tutje ai.

Sejdiu komentoi edhe protestat që do të mbahen më 1 shtator për të cilat tha se protesta nuk është dhunë, por në fakt dhunë është kur Adem Grabovci punëson prokurorë të ndryshëm si dhe zbaton urdhërat e Kadri Veselit.