Visar Ymeri nuk i përgjigjet ftesës së Ramiz Kelmendit

Aktuale August 30, 2016 - 23:00

Derisa krerët e partive më të mëdha në vend ia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim, deputetit të pavarur Ramiz Kelmendit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nuk i është përgjigjur fare atij.

Ramiz Kelmendi ka bërë një ftesë publike për të gjithë liderët e partive politike në vend, por nuk ka marr përgjigje prej të gjithëve.

Derisa krerët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, ia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin që do të mbahet nesër në vilën e Kelmendit në Rugovë, kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, as që i ka kthyer përgjigje nëse do të marr pjesë apo jo.

“Unë kam bërë një ftesë publike për të gjithë liderët. Vetëvendosje nuk më ka kthyer asnjë përgjigje deri më tani”, është shprehur Kelmendi për lajmi.net

Qëllimi i këtij takimi sipas Kelmendit, është përafrimi i qëndrimeve të liderëve karshi çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.