PDK u jep dritën e gjelbër deputetëve që të votojnë Demarkacionin

Aktuale August 30, 2016 - 23:19

Për gati gjashtë orë ka zgjatur mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Mbledhja e cila ka filluar në orën 18:00 dhe është mbajtur me dyer të mbyllura ka përfunduar para pak çastesh.

Burime të “Zeri.info”, brenda Këshillit Drejtues të PDK-së, kanë bërë të ditur se në këtë mbledhje me orë të tëra për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë, Këshilli Drejtues u ka dhënë leje deputetëve që të votojnë demarkacionin në Kuvend.

LEXO EDHE: Reuters: Edhe nëse Kosova e ratifikon Demarkacionin në kohë, BE-ja s’ia garanton vizat

Në takimin që ka përfunduar para pak minutash, deputetët e grupit parlamentar të PDK-së kanë marrë lejen që të enjten ta votojnë demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.

“Mbledhja ka përfunduar para pak minutash dhe Këshilli Drejtues i Partisë i ka dhënë dritë të gjelbër deputetëve të PDK-së që ta votojnë Demarkacionin”, ka thënë ky burim i “Zeri.info”.