Kadaj- Bujupi: Protesta e nesërme është historike, toka e Kosovës nuk tregtohet

Aktuale August 31, 2016 - 20:24

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme.

Kadaj- Bujupi përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social "Facebook", ka theksuar se  protesta e nesërme është historike.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës dhe shqiptarë në gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, nesër është ditë shumë e rëndësishme.

Protesta e nesërme është historike. Është momenti vendimtar që t’i tregohet klanit Pronto se Kosova, toka e saj, nuk tregtohet.

LEXO EDHE: Militarizohet Prishtina (Foto)

Nesër, me 1 shtator, në orën 11:00, të gjithë në sheshin ‘Skënderbeu’, në Prishtinë.

JO DEMARKACIONIT! NUK KEMI TOKË PËR TË FALUR!