Ymeri: Fitoi Kosova, jo Lista Serbe

Aktuale September 01, 2016 - 19:29

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi është fitore e Kosoëvs, jo e Listës Serbe.

Ky është postimi i plotë i Ymerit:

Nuk ka fituar Lista Serbe sot. Nuk kanë guxuar të vijnë në Kuvend për shkaqe sigurie siç thanë dhe nuk i fituan 25 antena të Serbisë dhe, me gjasë, komunën e Prilluzhës. Sot, ka humbur qeveria që duhet të dorëhiqet dhe Thaçi i deklasuar. Dhe, ka fituar populli e Republika, Vetëvendosja dhe e gjithë opozita.

Urime qytetarë të Kosovës! Urime aktivistë të Lëvizjes! Urime deputetë të opozitës!

Fitorja është e të gjithë juve bashkë!