Serbi lë pa shtëpi familjen Muriqi në Pejë (VIDEO)

Aktuale September 02, 2016 - 21:49

Familja Muriqi nga Peja ka mbetur në oborr tash e dy ditë pasi shtëpia ku jetonin ata ka qenë e një serbi i cili e ka shitur.

Më të rëndë gjendjen e kësaj familje e bën sëmundja e kryefamiljares, e cila vuan nga kanceri dhe tentim-vetëvrasja e kryefamiljarit – ish ushtar i UÇK-së, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Komuna e Pejës deklaroi se do ta ketë të vështirë t’i gjejë strehim kësaj familje.