Nisen haxhinjtë kosovar për Mekë

Aktuale September 02, 2016 - 23:39

Haxhinjtë nga Kosova janë nisur nga Aeroporti “Adem Jashari” në drejtim të vendeve të shenjta për myslimanët, Mekë dhe Medinë.

Njëri nga ta, Bekim Jupolli nga Podujeva ka thënë se e ka ëndërruar gjithmonë të shkojë në haxh, qyshkur ka parë që këtë gjë ta bëjnë gjyshi dhe babai i tij, njofton Klan Kosova.

“Së pari në Haxh ka qenë babai dhe gjyshi, ndaj kam pasur edhe unë dëshirë të shkoj. E kemi edhe borxh”.

Ndërsa Resul Rexhepi nga Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë udhëtim, duke dhënë detatje lidhur me moshat dhe numrin e haxhinjve.

“Pasi që kryesia e BIK-ut i ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme, sonte përshëndetemi nga aeroporti i Prishtinës për t’i përcjellur haxhinjtë drejt kryerjes së obligimit fetar. Nuk ka ndonjë risi sivjet, dicka që do të duhej të theksohej. Në kuadër të grupit të haxhinjëve, 860, më i riu është i lindur më 2010, ndërsa më i vjetri është i lindur më 1929”.

“Cmimet kanë lëvizur, por për shkak të gjendjes ekonomike ne nuk e kemi bërë këtë gjë. Cmimi është aq sa ka qenë vitin e kaluar: 3400 euro për një haxhi, me aranzhman të plotë. Por këtë vit kemi bërë përpjekje që qëndrimin atje ta përmirësojmë sa më shumë”.

“Personi i cili i plotëson kushtet e caktuara, të parapara me Sheriat, e ka për obligim që në momentin kur i plotëson kushtet ta kryejë këtë obligim”.