Shën Terezës i ngrihet shtatore në New York (Foto)

Aktuale September 04, 2016 - 21:29

Një shtatore e re kushtuar humanistes dhe nobelistes shqiptare, Shën Tereza, është zbuluar sot në Nju-Jork.

Zbulimi i shtatores, në Battery Park, është bërë gjatë një manifestimi të organizuar nga shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku në Vatikan.

Manifestimi është përbërë nga një meshë, një koncert dhe aktivitete të tjera zbativëse. /Express/

Image