Petroviq: Demarkacioni – obligim ndërkombëtar, “çuditet” me Listën Serbe (Video)

Aktuale September 06, 2016 - 20:28
Ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit po e mbështetë edhe një deputet serb i Kosovës, Slobodan Petroviq.

Ai kishte dëgjuar tek më 1 shtator se Lista Serbe nuk do të merrte pjesë në seancën plenare, ku në rend të ditës ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Petroviq ka thënë për Klan Kosovën se ky është një vendim i habitshëm për të cilin ata nuk u takuan asnjëherë.

Ai është shprehur se deputetët duhet  të japin qëndrim për kufirin shtetëror Kosovë-Mali i Zi derisa fajtor për krejt situatën e krijuar e lë Qeverinë.

Por, e konsideron të papranueshëm, një kusht të disave në  Listën Serbe, po ashtu i konfirmuar nga Klan Kosova, se ata duan në këmbim të votave mes tjerash afër 30 lokacione për antena të telefonisë mobile serbe.