4 serbë e asnjë shqiptar do e bëjnë statutin e Asociacionit – Qeveria në mbikëqyrje

Aktuale September 07, 2016 - 20:15

Katër serbë janë emëruar në krye të Grupit Menaxhues, që do të përpilojë Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

E gjitha puna e  Vinka Radosavlejvic, Dejan Radojkovic, Svetislav Durlevic,e Igor Kalamar,do  bëhet nën mbikëqyrje të Qeverisë.

Këtë e thotë  zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Bajram Gecaj, i cili do të jetë koordinator mes gjitha institucioneve dhe grupit menaxhues në fjalë.

Duke folur për periudhën kohore se kur mund të dilet me draft stautin e AKS-së i cili është dashur të prezantohej qysh në dhjetor të 2015-së , Gecaj, thotë se ky do jetë proces i vështirë, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, statuti do të jetë themeli i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në territorin e Kosovës, që janë 10 sosh. Ky projekt nga opozita, konsiderohet si “bosnjëzim” i vendit.

Themelimin e Asociacionit e parasheh, ujdia  mes kryeministrave të atëhershëm të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, e vitit 2013 si dhe nënshkrimi tjetër mes shefave aktual të Qeverive të të dyja vendeve Isa Mustafa dhe Aleksandar Vucic, i bërë me 2015.