Gecaj: Vetëvendosje të shpallet organizatë terroriste nëse vërtetohen akuzat për sulme

Aktuale September 07, 2016 - 21:01

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se nëse vërtetohet se zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes kanë kryer sulmin me granatë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe kanë djegur veturën e bashkëshortes së tij, kjo organizatë duhet të shpallet terroriste.

Këto komente Gecaj i ka bërë në RTV Dukagjini, duke thënë se këtë nuk e paragjykon, por pret vendimin e drejtësisë për arrestimin e aktivistëve.

“Nëse ata merren me këto veprime, siç i akuzon prokuroria, seriozisht duhet të merret se çka të bëhet me këtë organizatë, se nëse vërtetohen këto akuza, po duhet të shpallet organizatë terroriste”, ka thënë Gecaj.

“Nëse vërtetohet se aktivistët e lartë të kësaj partie merren me kësi aktivitete, për mua do të jenë organizatë terroriste”, është shprehur Gecaj.