AGK shpreh shqetësim për sigurinë e kryeredaktorit të RTK-së, Ridvan Berisha

Aktuale September 07, 2016 - 21:27

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar duke thënë se ka pritur me shqetësim njoftimin e kolegut nga Radio Televizioni i Kosovës, Ridvan Berisha se ai është duke u ndier i pasigurt pasi siç thotë ai linçimeve të fundit që vijnë nga subjekti politik “Vetëvendosje”.

AGK-ja është shprehur se mbështet kolegun Ridvan Berisha dhe dënon çdo linçim ndaj gazetarëve në Kosovë.

“Njëherësh kërkojmë nga subjektet politike që t’i ndalin sulmet ndaj gazetarëve të mediumit publik, pasi ditëve të fundit presioni mbi ta vetëm sa është rritur. Ua rikujtojmë të gjitha subjekteve politike se gazetarët e Radio Televizionit Publik të Kosovës nuk bënë të shndërrohen në pistë të shfryrjes së kundërshtimeve politike”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK është shprehur se do të angazhohen në kundërshtimin e çdo lloji të linçimit, sulmit dhe shantazhit në drejtim të kolegëve gazetarë.