Serbia edhe sot e tronditur me vizitën e Papës në Kosovë

Aktuale September 08, 2016 - 20:01

Mediat serbe kanë vazhduar debatin për paralajmërimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Papa Françesku do ta vizitojë Kosovën. Një pjesë e madhe e të përditshmeve serbe kanë cituar personalitete të ndryshme që thonë se një vizitë e tillë asnjëherë nuk do të ndodh.

Por, e përditshmja e moderuar “Danas” shkruan se Papa do të vizitoi Serbinë, por edhe Kosovën. Siç ka publikuar gazeta një ditë më parë, Papa Françesku do duhej ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën gjatë 12 muajve të ardhshëm, transmeton Lajmi.net.

“Burimet e gazetës Danas jo zyrtarisht theksojnë se vizita e Papës do mund të jetë simbolike për vazhdimin e integrimeve evropiane të Serbisë, duke qenë i respektuar nga institucionet e BE-së dhe se qëndrimit e tij të mundshme në Prishtinë nuk do duhej të kuptohen si gatishmëri e Vatikanit për ta njohur pavarësinë e Kosovës”, shkruan Danas.

Kreu i kishës katolike, ta rikujtojmë, vitin e kaluar e ka vizituar Bosnjën dhe Hercegovinën, që konsiderohej si ngjarja më e madhe në këtë shtet në vitin kur u shënua 20 vjetori nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit.

Me këtë rast, rrugët e Sarajevës kanë qenë të mbushura me pelegrinë nga pjesët e ndryshme të Ballkanit, kurse masat e sigurimit kanë qenë në nivelin më të lartë, me praninë e rreth 6.000 policëve. 

Image
Image
Image
Image
Image