Limaj flet për përgjimet ‘Pronto’

Aktuale September 09, 2016 - 22:20

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, i ftuar në ‘Argument Plus’ ka folur për përgjimet ‘Pronto’.

Ai në pyetjen e drejtueses së emisionit nuk ka dashur të komentoj këto përgjime.

Limaj ka thënë se është më mirë të pyeten ata që janë përgjuar.

“ Nuk kam koment rreth atyre. Mendoj që më mirë është të pyeten drejtuesit. Nuk mund të them asgjë”, ka thënë Limaj.

Madje Limaj ka folur edhe për lajmet se ai ka ndërruar telefonat në kohën sa ishte zyrtarë i lart në pushtet.

“ Ai që ka thënë nuk i ndërroj telefonat çdo dy javë ka pas informatë të gabuar, kam komunikuar me të gjithë njerëzit që më ka lidh puna. Dy numra i kam pas të njëjtë për 4-5 vite” ka thënë Limaj./ZËRI