Bajrami: Çollaku shkoi e vizat nuk erdhën

Aktuale September 09, 2016 - 23:01

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka shkruar në Facebook në lidhje me vendimin që ka bërë sot ish ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, për tu larguar nga kjo ministri në mënyrë që të bëhet shef i stafit të Presidentit Hashim Thaçi.

“A na erdh liberalizimi i vizave?
A u liruar Ura e Ibrit?
A u shuan Strukturat Paralele?
A u arrit apo jo marrëveshja për targat?

A kemi njerëz që shkojnë në Bruksel e punojnë për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve apo t’i mbrojnë ato të Beogradit?

Se kjo qeveri që nga krijimi i saj ka ardh me të vetmin qëllim t’i bëjë dëm vendit dhe t’ia rëndojë edhe më shumë jetën qytetarëve tanë nuk ka dyshim.

Por, që emërohen njerëz të papërgjegjshëm në dikastere të ndryshme, njerëz të cilën në rend të parë e kanë interesin individual e partiak, njerëz të cilët premtojnë dhe japin fjalë dhe nuk e mbajnë atë, janë këta që së fundmi njëri u sistemua në presidenc si njeriu “numër 2” i shtetit pasi kështu ai po e quan vetën dhe tjetra që kush nuk ia prish terezin edhe pse kurr për asnjë moment nuk ka thënë diçka që nuk i ka dalë të jetë gënjeshtër, hiq më larg se dje e besa edhe sot.
Por, i gjithë kabineti përbëhet nga njerëz të tillë.
Si mundeni me aq qetësi të jetoni?
Si mundeni të zotoheni se do jeni në shërbim të vendit dhe të qytetarëve?
Kur e dimë që vetëm këtë ju nuk e bëni.
Njëri në muajin prill në një emision pati deklaruar se nuk do të largohet nga ministria e integrimeve deri në momentin kur do t’i ofrohet liria e lëvizjes qytetarëve të vendit.
Por, siç jeni në dijeni ai shkoi e VIZAT nuk erdhën.
Më mirë të siguron vetën se zgjedhjet po afrohen e pastaj e di që ngel askund, e sa për izolim të qytetarëve kush po ka dert?

E tjetra vite me radhë luan me
qytetarët e Mitrovicës dhe jo vetëm, jo në këtë muaj e jo në atë muaj do të litohet Ura e Ibrit, strukturat paralele janë shuar moti, jo Beogradi nuk pytet për Prishtinën etj, etj…

Jam e sigurt, që dënimin për mos
punë, për mashtrim, për dëmet që ia keni shkaktuar vendit dhe çdo qytetari do të vjen koha e do t’i paguani edhe atë shumë shtrenjtë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.