Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Aktuale September 11, 2016 - 20:21

Sipas Institutit Hirdometerologjik të Kosovës mot me diell dhe vranësira të pakta do të shoqërojë vendin gjatë këtyre pesë ditëve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të pësojë luhatje gjatë këtyre ditëve, kështu që mundësitë për riga të karakterit lokal nuk përjashtohen.

Do te fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi deri 7m/s.

Ndërsa IHMK sqaron lidhur me tërmetet se ky institut nuk i përcjellë këto fenomene sepse nuk është kompetencë e tyre.

“Lidhje me tërmetet IHMK nuk i përcjellë këto fenomene e as që i ka përcjellur në të kaluarën sepse nuk ështe kompetencë e IHMK, pasi që ekziston INSTITUTI SEIZMOLOGJIK si drejtori (sektor) në vete e cila merret me regjistrimin e këtyre fenomeneve të padëshiruara natyrore”, thuhet në njoftim.