Lotët e plakut: Familja që jetonte në tendë, u bë me shtëpi natën e Kurban Bajramit (Video)

Aktuale September 11, 2016 - 21:07

Nuk është lehtë që burrat në moshë të derdhin lot.

Mirëpo, Mehmet Ymeri i ka ndodh diçka e mirë sa që vështirë i kontrollon emocionet, njofton Klan Kosova.

Atij të dielën iu dorëzuan çelësat e shtëpisë.

Deri të dielën ai bashkë me familjen kishte jetuar në dy tenda, për çka edhe pat raportuar Klan Kosova kah fundi i qershorit.

E i biri i Mehmetit, Selimi ende nuk po mund të besoj se familja e tij e ka të sigurt kulmin mbi kokë.

Kështu, gëzim patën edhe fëmijët e Ymerajve.

 E hoxha i fshatit Fidaim Fazliu që e filloi këtë nismë bamirëse për t’i ndërtuar shtëpinë kësaj familje tha se ndihmat erdhën nga shumë njerëz.