Policia mes dy zjarreve: S’ka më vështirë se me u ballafaqu me popullin gjatë protestave (Video)

Aktuale September 11, 2016 - 21:55

Policia e Kosovës është ajo që më së shumti sfidohet nga problemet që ndodhin në Kosovë.

E kohët e fundit, kur situata në vend po vlerësohet si jo e sigurt, janë  policët ata që ballafaqohen mes menaxhimit të pakënaqësive të popullit dhe pushtetit për të kryer detyrën që ju takon.

Mirëpo, siç duket detyra për mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe ruajtjen e rendit, po del të jetë e vështirë dhe e kritikueshme.

Megjithatë, nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli, thotë se nuk ka më vështirë për ta se ballafaqimi me popull gjatë protestave. /TribunaChannel/