Haziri: Fetije Ramadani, simbol i qëndresës së një nëne të hekurt

Aktuale September 12, 2016 - 20:41

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së heroit të kombit Agim Ramadani, me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij, Fetije Ramadani.
“Më pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të zonjës Fetije, nënës së kolosit të kombit, Agim Ramadani”, thuhet në telegramin e Hazirit.

“Zonja Fetije Ramadani është simbol i qëndresës së një nëne te hekurt dhe të pathyeshme karshi padrejtësive shekullore”, ka shkruar Haziri.

“Ajo e rriti dhe edukoi heroin Agim Ramadani në frymën kombëtare, i cili me pushkën e tij e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit