Rama falënderon qytetarët e Dibrës për besimin

Aktuale September 12, 2016 - 22:05

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar qytetarët e Dibrës që kanë votuar Muharrem Ramën për kryebashkiak të ri.

“Fjalët e tepërta janë vërtet fukarallëk, nën dritën e rezultatit kuptimplotë të zgjedhjeve të Dibrës. I falënderoj me gjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit dibranë, për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për kryebashkiakun Muharrem Rama”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

“Dhe dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe, unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve”.

“Me mirënjohje të thellë, angazhim të madh e përunjësi në detyrë, ne do të bëjmë çmos të jemi në lartësinë e nderit të posaçëm që na bëri Dibra, me besimin e paçmueshëm që na dha sot”.