AAK pyet Kryeministrin pse do që të takohet me opozitën

Aktuale September 12, 2016 - 22:29

Sponsorët kryesorë të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, Presidenti dhe Kryeministri, kanë dështuar ta ratifikojnë projektligjin për Demarkacionin në Kuvend, vlerëson anëtari i Kryesisë dhe zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

"Çdo kush që i ka dy fije mend në kokë, e di që Kryeministri e tërhoqi projektligjin nga votimi, nga se nuk i kishte votat për ta kaluar, e jo për shkak të rrethanave të krijuara, siç tha ai", ka shkruar Nitaj në faqen e tij në Facebook.

"Prandaj kjo është situata e fundit rreth demarkacionit dhe çdo nismë e Kryeministrit për tu takuar me Opozitën për këtë çështje, duhet ta këtë një emër", ka vlerësuar Nitaj.

"Trajtimi i pandershëm dhe i papërgjegjshëm i kësaj teme, e ka rrokullisur vendin për një vit rresht dhe nuk ka mbetur më hapësirë, as edhe për një gabim të vetëm", ka shkruar Nitaj në rrjetin social "Facebook".