Ministri gjerman 'çmend' Serbinë me deklarata për Kosovën

Aktuale September 12, 2016 - 23:43

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk e po e kupton deklaratën e fundit rreth Serbisë të ministrit gjerman të Shtetit për Evropë, Michael Roth, duke i cilësuar fjalët e tij fyese për Serbinë.

Ky i fundit ka thënë se nuk po e kupton nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e BE-së, apo e Rusisë.

“Serbia dhe Rusia janë miq tradicional, por kur Serbia ka shprehur synimet e saj për të qenë pjesë e Rusisë? Çfarë është ky vulgarizim i politikës së jashtme të Serbisë?”, pyet ai.

Ndërsa, Daçiq thotë së ai është shumë i kënaqur me marrëdhënien dypalëshe dhe me mbështetjen e Gjermanisë, por konsideron se fjalët e Michale Roth, janë “të pahijshme dhe fyese”.

Daçiq ka shtuar se Serbia nuk i bashkohet askujt për t’i vendosur sanksione Rusisë, por vetëm e ndihmon në harmonizimin e politikës së jashtme në BE. Ai po ashtu thotë se, “Rusia kundërshton njohjen e Kosovës, ndërsa vendet e tjera perëndimore, nga dialogu në Bruksel, po i detyrojnë vendet e tjera ta njohin Kosovën”.

“Cili vend do të punonte kundër vetvetes? As Serbia nuk do ta bënte asnjëherë. Ne i njohim kriteret e anëtarësimit, ne kemi parë një vend që i ka dëbuar më shumë se 200 mijë serbë dhe nuk po i lejon të kthehen atje, një vend që e ka ndaluar alfabetin cirilik, e cila ka rehabilituar fashistët dhe mohon Holokaustin, tani po synojnë të bllokojë Serbinë në rrugën e saj evropiane. A janë këto kritere që Kroacia ka kaluar?”, thuhet në një deklaratë të Daçiqit, transmeton lajmi.net

“Të gjithë po na thonë dhe po na bëjnë thirrje që të përballemi me të kaluarën, por a duhet këtë dikush t’ia thotë edhe Zagrebit, Prishtinës, Sarajevës, apo vetëm Beogradit”, ka theksuar ai.

Të kujtojmë se Roth ka thënë se Serbia para hyrjes në BE duhet ta njoh Kosovën, ky është kusht dhe detyrim ligjor.