Shaip Muja e bën publike idenë e tij për Demarkacionin (Video)

Aktuale September 13, 2016 - 22:02

Deputeti Shaip Muja, ka folur në Rrokum Roll të TV Rrokumit për propozimin e tij për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se i ka besuar në fillim Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare, porse e ka ndryshuar mendimin.

“Propozimi im është që me propozimi fillimisht të vjen në Kuvend dhe me kalu në komisione ku do të marrin pjesë të gjitha partitë”, ka thënë ai, duke shtuar se kështu mund të arrihet një konsensus.

“Kufiri duhet me u kthye ne Çakorr, sikurse Maja e Zhlebit”, thotë Muja, sipas të cilit Komisioni ka bërë delimitim të ri, në vend që të bënte demarkimin.

“Në Parlament kanë me u votu vetëm segment e marrëveshjes, sepse Komisioni nuk ka bo gjithçka të keqe, se ka pjesë të mira. E, të tjerat do t’i lëmë të hapura për diskutim”, thekson Muja, për të cilin në këtë drejtim nuk mungon as përkrahja nga ndërkombëtarët. “Nëse vjen i njëjti version i Demarkacionit në Kuvend, do të rritet numri i kundërshtarëve”. /Telegrafi/